FOTO/ ‘Kush mbjell uri korr revoltë’, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

FOTO/ ‘Kush mbjell uri korr revoltë’, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar përgjegjësi nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferat miliona euroshe që është marr nën hetim nga SPAK. “Nëse dikush në fshat ndërton një mur pa leje shkon në burg, por nëse t’i vjedh popullin më të varfër në Evropë, jo vetëm nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri 1 i pushtetit”, u dëgjua të thoshte një nga protestuesit. Gjatë protestës, mbështetësit e Lëvizjes Bashkë mbanin pankarta të shumta në duar, ku shkruhej: “Gjenerali i ushtrisë së burgosur”, duke iu referuar kryeministrit Rama, apo dhe të tjera, si: “Rama dhe Balluku na vodhën festat”; “Populli mbjell, oligarku korr”; “Kush mbjell uri, korr revoltë”;, etj. Kujtojmë se Belinda...