Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA
Ambasada e Shqipërisë në SHBA bëri me dije se sot është depozituar pranë Qeverisë së SHBA-ve origjinali i Instrumentit të Ratifikimit të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes. Ambasada thekson se ky hap i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë. “Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin...
Burimi:
javanews.al