Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, nënshkroi këtë të mërkurë, më 11 mars, në Tiranë Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Marrëveshja synon të krijojë një kornizë bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin dhe modernizimin e praktikave bujqësore, mbështetjen e fermerëve shqiptar në Preshevë dhe rritjen e kapaciteteve teknike e profesionale në sektorin bujqësor. “Përmes këtij memorandumi synojmë të mbështesim më konkretisht komunitetin shqiptar të Preshevës në bujqësi, të nxisim shkëmbimin e përvojës dhe njohurive profesionale, si dhe të krijojmë mundësi për projekte të përbashkëta dhe akses në fondet e Bashkimit Europian,” u shpreh ministri Salla.