“Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor”, Tabaku në Bruksel: Gatishmëria për në BE është gatishmëri institucionale

“Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor”, Tabaku në Bruksel: Gatishmëria për në BE është gatishmëri institucionale

Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor – “Gatishmëria për në BE është gatishmëri institucionale” Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, përveç pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të EPP, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku mori pjesë edhe në sesionin plenar të European Parliamentary Week 2026, me temë: “Investing in Europe’s Future: The Next Multiannual Financial Framework for Resilience, Social Cohesion and Strategic Autonomy.” Në ndërhyrjen e saj, Tabaku ndërtoi argumentin mbi raportin strategjik të Enrico Letta, “Much More Than a Market”, duke e përdorur si bazë për të trajtuar lidhjen mes Kuadrit të ri Financiar Shumëvjeçar (MFF), Fondit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërisë së konvergjencës reale institucionale. Europa përballë fragmentimit Tabaku theksoi se raporti i Letta-s ngre një alarm të qartë: Tregu...