Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit
Këshilli i Ministrave ka miratuar kuadrin rregullator për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, një organ i nivelit të lartë që do të menaxhojë shpërndarjen e fondeve të gjeneruara nga industria e lojërave të fatit. Ky vendim synon të kthejë një pjesë të të ardhurave të këtij sektori në investime konkrete për sportin, kulturën, inovacionin dhe mbrojtjen sociale. Këshilli i ri do të ketë një përbërje të gjerë ndërministrore për të garantuar paanësi dhe diversitet në përzgjedhjen e fushave prioritare. Ai do të kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe do të ketë si anëtarë titullarët e ministrive të Financave, Sportit, Kulturës, Inovacionit dhe Çështjeve Sociale, së bashku me drejtuesin e Autoritetit të Qeverisjes Eletronike. Kriteret për subjektet aplikuese Për të shmangur abuzimet dhe për...
Burimi:
javanews.al