Foltorja e opozitës/ Maturanti-Ramës: Po na detyron të ikim, koha jote ka mbaruar

Foltorja e opozitës/ Maturanti-Ramës: Po na detyron të ikim, koha jote ka mbaruar

Një maturant mbajti sot një fjalim në foltoren e opozitës, duke lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. I riu Arlis Vuthaj, nxënës në shkollën “Petro Nini Luarasi”, deklaroi nga foltorja se realiteti i vendit mund të shihet vetëm me guxim. Sipas tij, Shqipëria sot nuk qeveriset, por “mbahet peng nga një njeri që ka shndërruar pushtetin në propagandë dhe shtetin në pronë personale”. Duke listuar premtimet e thyera të kryeministrit, Butha theksoi se Rama “premtoi rilindje, por solli shkatërrim, premtoi shpresë, por detyroi rininë të ikë, dhe premtoi drejtësi, por ngriti një sistem që mbron pushtetin”. Maturanti vijoi më tej duke pohuar se vendi nuk ka qenë kurrë më parë kaq i varfër, njerëzit më të braktisur dhe korrupsioni më arrogant....