“Foleja e Qyqes”: kur opozita pret që SPAK-u t’i ngrohë “vezët” e pushtetit

“Foleja e Qyqes”: kur opozita pret që SPAK-u t’i ngrohë “vezët” e pushtetit

Shqipëria gjendet sot para një paradoksi politik rrëqethës: qeveria “Rama”, e mbytur nën peshën e skandaleve korruptive që shpërthejnë çdo javë si mina me sahat, po tenton të projektojë imazhin e një fortese të pathyeshme drejt mandatit të katërt. Megjithatë, kjo siguri është e rreme. Edhe pse në Tiranë duket sikur ai kontrollon gjithçka, nga Uashingtoni mund të vijnë lajme të befta që mund ta tronditin nga themelet godinën e kryeministrisë. Në një vend normal, kjo mbipeshë pushteti dhe kërcënimi i vazhdueshëm nga hetimet ndërkombëtare do të kishte prodhuar një rrotacion të pashmangshëm. Por në Shqipëri, opozita nuk po ndërton një alternativë; ajo është fshehur në “folenë e qyqes”, duke pritur që vezët e saj t’i ngrohë dhe t’i rrisë SPAK-u. Butaforia e “të rinjve” dhe vetë-syrgjynosja e të...