“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha ka kërkuar që fokusi i demokratëve të mbetet vetëm te organizimi i protestës së 22 dhjetorit dhe te protestat që do ta pasojnë atë. Po ashtu propozime në mbledhje ka pasur edhe nga Edi Paloka dhe Lisandër Hoxha, ku ky i fundit kërkoi që nga PD të përjashtohej çdo eksponent që ka lidhje me miliarderin Xhorxh Soros. Pjesë nga diskutimet në mbledhje: Berisha: Ne do përqëndrojmë diskutimet vetëm tek kjo temë. Çdo anëtar është i ftuar të shprehë sugjerimet, mendimet, kritikat, duke mbetur parti e fjales së lirë. Sot do të fokusohemi tek organizimi i Protestës. Kjo protestë është vetëm fillimi. Paloka: Nisma nga 17...