Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri publike sot agjendën e detajuar të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në datat 13-15 prill në Tiranë. Hoxha theksoi se samiti, që mban moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe të shndërrojë potencialin e saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”. Punimet e samitit do të zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike. Diskutimet do të përqendrohen në çështje kyçe si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si dhe kontributi në sistemin shëndetësor, arsim dhe kërkim shkencor. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet...