Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës
Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka, komentoi për Euronews situatën në kampin opozitar, si dhe takimin e së premtes të kreut të PD-së me aleatët, shoqërinë civile dhe personazhe të ndryshme të jetës publike. Sipas Açkës, takimi i djeshëm ishte një iniciativë e mirë, por ajo theksoi se disa nga pjesëmarrësit në atë tavolinë janë vetë problemi. Ajo shtoi se një pjesë e përfaqësuesve opozitarë nuk ofrojnë zgjidhje, por përbëjnë burimin e krizës. Açka u shpreh kritike ndaj strukturave aktuale të partisë dhe theksoi nevojën për një “transfuzion” brenda saj, në mënyrë që të ndryshohet situata politike në vend. Ish-deputetja sugjeron që përparësi duhet të jetë reformimi i brendshëm i PD-së dhe krijimi i hapësirës për zëra kritikë që mund të kontribuojnë në forcimin e partisë....
Burimi:
javanews.al