“Flirti i Ramës me Kinën rrezik për Shqipërinë”/ Preçi: Ndërhyrja e elitës politike në drejtësi ka shqetësuar dhe SHBA
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, të cilat nga kritikët janë interpretuar si një “flirt” me Kinën, duke paralajmëruar se një qasje e tillë përbën rrezik për një vend të vogël si Shqipëria dhe për rolin e saj në arenën ndërkombëtare. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Preçi u shpreh se vendet e vogla nuk mund të pozicionohen mes interesave të fuqive të mëdha. Sipas Preçit, shqetësimet ndërkombëtare ndaj Shqipërisë lidhen edhe me ndërhyrjet e elitës politike në sistemin e drejtësisë, si dhe me praninë e krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm. Ai theksoi se këto fenomene janë veçanërisht të ndjeshme për Shtetet e Bashkuara, të cilat i ndjekin nga afër këto zhvillime. Eksperti i...
Burimi:
sot.com.al