Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ndau mendimin e tij edhe për situatën dhe atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike, sidomos pas lëvizjes së fundit të ish-kolegut të tij Ervin Salianji, që po zhvillon takime me bazën në të gjitha degët e vendit. Ai tha se në PD nuk ka frikë, respektohet mendimi ndryshe dhe gjithashtu nuk ka përjashtime, duke ndarë një tjetër mendim nga ai i kreut të selisë blu, Sali Berisha, që ka deklaruar se Salianji është vetëpërjashtuar. “Nuk ka frikë në PD dhe nuk përjashtohet askush në Partinë Demokratike, dhe nuk harxhoj aspak kohë me këtë çështje. Unë mbështes dhe kam mbështetur gjithmonë mendimin ndryshe në PD, por gjithmonë brenda rregullave dhe statusit të partisë. Unë mendoj mos ta harxhojmë kohën me këto,...