Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

Përballë gazetarit Blendi Fevziu sonte në “Opinion”, Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Fevziu ia tha troç që në fillim te intervistës se gjëja e fundit që priste ishte ta shihte në këtë detyrë, duke i kujtuar deklaratat e tij të mëparshme kundër sistemit. -Kështu do e ndryshoje sistemin? Shabani: Po! Si gazetari më i vjetër në Shqipëri besoj duhet ta dije se ka diferencë mes Avokatit që emërohet me firmë të kryeministrit dhe atij nga deputetët e zgjedhur në Parlament me votat e shqiptarëve. Unë garova, në listë, dhe roli nuk është pjesë e qeverisë, është gjithmonë opozitar. -Relativisht, s është e thënë! Shabani: Monitoron punën e qeverisë, mbron qytetarët, denoncon korrupsionin, është vazhdimësia e asaj që unë kam bërë si aktivist në 20 vjet....