Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Në një intervistë për emisionin Dekalog të Roland Qafoku në DritareTV, diplomati Zef Mazi ka komentuar ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, duke lidhur krizën e asaj periudhe me situatën politike dhe ushtarake në Kosovë. Mazi u shpreh se trazirat e vitit ’97, të shkaktuara kryesisht nga përdorimi politik i investimeve financiare dhe humbja e kursimeve të qytetarëve, u ndikuan edhe nga faktori ndërkombëtar. Ai përmendi ndërhyrjen e disa zyrtarëve amerikanë dhe rusë, duke përfshirë edhe ambasadorin Juri Ushakov, i cili sipas Mazit, ka qenë aktiv në atë periudhë dhe sot është këshilltar i presidentit Putin. “Ngjarjet e vitit ’97 nuk mund të kuptohen pa marrë parasysh dimensionin e Kosovës dhe aktivitetin e grupeve të UÇK-së, si dhe presionet e jashtme për ta dobësuar Shqipërinë...