Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se vendi ndodhet në “kilometrin e fundit” përballë asaj që ai e cilëson si narkoregjim.  I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, Noka tha se Shqipëria nuk qeveriset më nga institucionet, por nga kartelet kriminale, ndërsa vota e lirë, sipas tij, është asgjësuar. “Hap rrugën një zgjidhjeje politike, ndryshe fundi do jetë i shpejtë”, u shpreh ai, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë.  Noka theksoi se beteja e opozitës nuk ka si synim ardhjen e PD-së në pushtet, por largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie tranzitore ose teknike, me mision të vetëm garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shkruan A2 CNN.  Ai foli për “mllef të paprecedentë” në shoqëri, duke shtuar se shqiptarët ndihen...