Flamur Noka: Ne po luftojmë për t’i sjell këtij vendi demokracinë, nuk jemi në betejë për pushtet
Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës më 22 mars, ndërsa Flamur Noka shprehet se beteja e tyre është për demokracinë dhe jo thjesht për pushtetin.“Ne kemi arritur demaskimin e pushtetit. Është meritë e opozitës, kemi denoncuar korrupsionin dhe inkriminimin e shtetit me fakte dhe prova. Opozita është luftuar për t’u asgjësuar dhe sërish kemi arritur t’i çjerrim maskën një narko-regjimi. Në një situatë të tillë, opozitë tjetër përveç PD nuk do mund të qëndronte. Ne kërkojmë demokracinë, jo thjeshtë pushtetin. Ne nuk jemi në betejë për pushtetin, por kauzat janë të tilla”, tha ai
Burimi:
ntv.al