Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje
Gazetari i Report Tv Isa Myzyraj tregon se deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën. ”Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhin deputetet e opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, i ka thënë Noka – Taulant Ballës. Sakaq, Noka gjithashtu ka tentuar dhe të godasë me shishe ujë Ballën.
Burimi:
javanews.al