‘Fjona Papajorgji dhe Sandër Beci janë mercenarë’, Berisha ngre akuza të forta: Sa ju ka paguar Lubi Balluku?
Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha hodhi akuza ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji dhe Sandër Beci, dy nga emrat që votuan në favor të ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra e Zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Duke i cilësuar si mercenarë, kryedemokrati tha se kodi i tyre është vetëm “vjedhja”. “Kur bëhen zgjedhje, kryeministri votohet si kryeministër. Janë direkt të zgjedhur nga populli. Kurse ky është i zgjedhur nga presidenti. Se në fund dekretin e ka presidenti. Nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi. Ky po shkel Kushtetutën. E thashë edhe njëherë se duhet të jesh si ai të mos lexosh Kushtetutën dhe kjo tregon se ai me çdo kusht do të korruptojë gjykatësit kushtetues, të cilët...
Burimi:
sot.com.al