FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS: Përshëndetje! Siç e tha kryetari i grupit, sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fundmuajit, ku këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor, do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju, duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe veçanërisht zgjedhësve tanë përmes mediave, opinionin që kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi, jo thjesht ne, shumica qeverisëse, por vendi ynë sot. Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve nga ana jonë rreth 9 muaj më parë, pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE,...