Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit / Pas Këlliçit paraqitet në SPAK një tjetër zyrtar i PD

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas informacioneve bëhet me dije se Hoxha është thirrur nga SPAK për t’u pyetur për fraksionin/hetimin e financimit të Kuvendit të Rithemelimit si dhe mënyrën e pagesave për stadiumin Air Albania. Hoxha do të pyetet nga prokurorë mbi financuesit e aktivitetit, se cilët kanë paguar për organizimin e tij dhe nëse shpenzimet kanë qenë të gjitha të deklaruara konform ligjit. Dyshohet se për të njëjtën çështje është pyetur dje edhe demokrati Belind Këlliçi.