“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

Gjatë një takimi të zhvilluar me fermerët në Divjakë sot në 30 janar, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare dhe bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë. Ai njoftoi se për këtë sektor janë vënë në dispozicion 250 milionë euro, fond që mund të shkojë deri në 1 miliard euro në rastin më të mirë, duke u dhënë fermerëve mundësinë për të zhvilluar projekte të qëndrueshme dhe të suksesshme. “Paratë janë, por ajo që është problem është mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur paratë”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e aftësisë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe nga kreditë me garanci shtetërore. Sipas tij, fermerët duhet të jenë të aftë që t’i thithin këto fonde, duke përgatitur projekte të...