Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë
Ministria e Bujqësisë do të ketë në dispozicion 16.3 miliardë lekë për bujqësinë, duke shënuar buxhetin më të lartë të akorduar ndonjëherë për këtë sektor. Rritja e fondeve, skemat e reja të mbështetjes dhe orientimi i fermerëve drejt tregut janë në fokus të politikave për vitin 2026. Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetaren Melisa Mehmetaj, zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, dha detaje mbi skemën kombëtare të mbështetjes, investimet për rritjen e konkurrueshmërisë, nxitjen e të rinjve në bujqësi si dhe masat e reja fiskale në ndihmë të fermerëve. Intervista e plotë -Fondet për bujqësinë janë në rritje. Për këtë vit sektori ka në dispozicioin 16.3 miliard lekë. Po ashtu ka një qasje të re dhe për të...
Burimi:
javanews.al