“Fëmijët po shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”, Xhixho: Onkologjiku një dramë, kimioterapitë merren në karrige

“Fëmijët po shkojnë në shkollë me thika, jo me libra”, Xhixho: Onkologjiku një dramë, kimioterapitë merren në karrige

Deputetja e PL-së Erisa Xhixho ngriti shqetësime për gjendjen ekonomike të qytetarëve në emisionin QUO VADIS në Vizion Plus. Ajo deklaroi se 50% e qytetarëve sot nuk arrijnë të mbyllin muajin dhe theksoi problemet në sektorë të ndryshëm, duke përmendur arsimin, ku fëmijët shpesh shkojnë në shkolla me thika në vend të librave. Xhixho nënvizoi se qytetarët nuk mund të përballojnë koston e ushqimeve bazë, pasi TVSH-ja për ushqimet është 20% dhe çmimet janë 50% më të larta se në Europë. Ajo u ndal edhe tek shëndetësia, duke përshkruar situatën dramatike në onkologjik, ku kimioterapitë kryhen në karrige. Skandalet e fundit sipas saj tregojnë qartë se ku shkojnë fondet. “50% e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin sot. Kemi arsimin, ku fëmijët po shkojnë me thika...