Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Faturë 1 miliard euroshe për shqiptarët”/ Gazetari, plas akuzat: Erdogan i ka bërë dhuratë Ramës, jo Turqia-Shqipërisë
Gazetari Isa Myzyraj ka bërë një reagim, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i dhuroi Edi Ramës një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Myzyraj ka ngritur pikëpyetje mbi marrëveshjen për avionin presidencial. Gazetari thekson se avioni nuk i është dhuruar Shqipërisë pa detyrime konkrete financiare. Sipas Myzyraj, referuar një dokumenti zyrtar të publikuar në Fletoren Zyrtare të Turqisë, marrëveshja përfshin klauzola të qarta që ngarkojnë Shqipërinë me përgjegjësi financiare. Pra, neni 14 i dokumentit parashikon ‘sigurimin’ e avionit, duke detyruar palën shqiptare të mbajë një sigurim ndërkombëtar me mbulim minimal prej 1 miliard dollarësh amerikanë. Në fund, gazetari nënvizon se kjo nuk është vlerë simbolike, por një sigurim i tillë përkthehet në prime shumë të...