Fatmir Mediu takim me raporterin gjerman Peter Beyer, diskutime për situatën në Shqipëri dhe integrimin në BE

Fatmir Mediu takim me raporterin gjerman Peter Beyer, diskutime për situatën në Shqipëri dhe integrimin në BE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, raporterin për Shqipërinë dhe kryetarin e grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman. Mediu e cilësoi takimin si miqësor dhe të rëndësishëm për diskutimin e zhvillimeve politike në Shqipëri. Sipas Mediut, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, duke përfshirë problematikat që lidhen me krimin dhe korrupsionin, si dhe çështjen e manipulimit të zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se në bisedë u trajtua edhe nevoja për rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. “Kënaqësi të zhvilloja një takim miqësor me Peter Beyer. Diskutuam për situatën në Shqipëri, problemet e rënda me krimin dhe korrupsionin, manipulimin e zgjedhjeve, por edhe për nevojën e kthimit të Shqipërisë në...