Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se me fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së Bordit të Paqes, Kryeministri Edi Rama arriti të tërhiqte vëmendjen e Presidentit amerikan, Donald Trump, për çështjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “E rëndësishme është që u tha në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, sepse kemi arritur në fazën finale ku ka mbaruar punë edhe mbrojtja edhe prokuroria dhe tani do të kemi fjalën e gjyqtarëve”, tha Basha i ftuar në “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN. “Sigurisht që zoti Rama përmendi të gjitha elementët e nevojshëm për të tërhequr vëmendjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo u pa kur përfundoi bordi, e kishte tërhequr vëmendjen dhe u pa...