“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën e dhunshme të PD. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka ndarë pamje, ku besimtarët falen tek Xhamia e Namazgjasë, ndërsa militantët e PD hedhin molotov. Sipas Koçiut, teksa dëgjoheshin lutjet e besimtarëve, ulërijnë britmat për shkatërrim. “Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim. Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit. Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë...
Burimi:
javanews.al