“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

Vizita e ministres për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali, në Kosovë u shoqërua edhe me një takim me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Ishte vetë Haradinaj ai që bëri publik lajmin dhe pamjet nga takimi në rrjetet sociale. “Kënaqësi ta mirëpresim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Në takim vlerësova angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën. Diskutuam për zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe për proceset që na presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe proceset integruese, me synimin tonë strategjik, anëtarësimin në NATO”, shkroi Haradinaj. Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet prioritet. “Forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mbetet prioritet...