“Faji tek Saliu, është një muhabet i dalë boje”/ Rrumbullaku: Kërkojeni tek përqendrimi i tenderave…

“Faji tek Saliu, është një muhabet i dalë boje”/ Rrumbullaku: Kërkojeni tek përqendrimi i tenderave…

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë, Oltion Rrumbullaku, ka hedhur poshtë akuzat për problematikat e ujësjellësit të Vlorës, se janë pasojë e mbartur që nga qeveria e vitit 2009, atë kohë e udhëhedhur nga lideri i PD, Sali Berisha. Rrumbullaku i ka cilësuar ato në një status të bërë në FB të pavërteta dhe të konsumuara. Ai denoncon se ujësjellësi është një investim i financuar nga qeveria holandeze dhe pjesë e projekteve evropiane afatgjata, ndërsa përgjegjësia për mungesën e mjeteve riparuese dhe keqmenaxhimin aktual duhet kërkuar te Ministria e Infrastrukturës dhe përqendrimi i tenderave në një dorë të vetme. Postimi i Oltion Rrumbullaku: Nuk ka asnjë fond të Saliut për ujësjellësin e Vlorës. Hedhja e fajit tek Saliu është një muhabet i dalë boje....