“Faji na doli që është i erozionit, dhe e paskan kuptuar dje”/ ‘Juglindja e izoluar’, Çapja: Dështim total i qeverisë
Situata në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas ka pësuar një përkeqësim dramatik gjatë ditëve të fundit, duke kaluar nga një bllokim i pjesshëm në një paralizë totale që ka izoluar të gjithë juglindjen e vendit. Sipas deputetes së Partisë Demokratike Klodiana Çapja që ishte e ftuar në nje studio televizive, qindra qytetarë dhe biznese kanë mbetur të bllokuar, ndërsa autoritetet duket se nuk kanë një plan të qartë për zgjidhjen e krizës. Problemet nuk ndalen këtu. Një shtyllë e tensionit të lartë, jetike për furnizimin me energji elektrike të një pjese të madhe të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ka pësuar lëvizje, duke shkaktuar ndërprerje të gjata të energjisë për mijëra banorë. Situata i lënë qytetarët jo vetëm pa rrugë, por edhe pa drita. Deputetja e qarkut Elbasan,...
Burimi:
sot.com.al