Evita”, perandoria (aspak) e fshehtë e Klodian Allajbeut, nga skandali i “Hemodializës” tek miliardat sekrete të Covid

Evita”, perandoria (aspak) e fshehtë e Klodian Allajbeut, nga skandali i “Hemodializës” tek miliardat sekrete të Covid

Biznesmeni i spitaleve, Klodjan Allajbeu, nuk ka qenë asnjëherë pronar zyrtar i kompanisë farmaceutike, ‘Evita” shpk. Megjithatë, është një sekret publik se ai i kontrollon fijet e shoqërisë që doli nga hiçi në vitin 2014 dhe u shndërrua në një prej përfituesve më të mëdhenj të fondeve publike në Shëndetësi.“Evita” nisi në një lokal lagjeje në Berat, e regjistruar nga familjare të Allajbeut. Pak më shumë se një vit pas krijimit, shoqëria me kapital fillestar minimal, arriti të siguronte një prej katër kontratave koncesionare në Sektorin e Shëndetësisë, Hemodializën, me kosto mbi 80 milionë euro.Në vitet në vijim, “Evita” ka ndryshuar emrat e pronarëve, të cilët, në çdo rast kanë qenë vartës ose lidhje të ngushta të Klodjan Allajbeut, i cili është kujdesur pa sukses...