“Evis Berberi ka bashkëpunuar me drejtësinë”, Bardhi: Do marrë Ballukun me vete!

“Evis Berberi ka bashkëpunuar me drejtësinë”, Bardhi: Do marrë Ballukun me vete!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në një studio televizive ka bërë deklarata të forta në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Belinda Balluku. Bardhi deklaroi se ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i arrestuar më herët, sipas tij po bashkëpunon me drejtësinë. “Ju pyesni kë po mbron Edi Rama. E kishte shitur për 24 orë, siç ka shitur cilindo brenda PS që i rrezikon pushtetin nga njollosja për shkak të korrupsionit”, u shpreh Bardhi, duke iu referuar çështjes së Ballukut me drejtësinë. Ai ngriti pyetjen se kush ka dhënë urdhrin për tenderat, duke përmendur rastin e Porto Romanos. Sipas Bardhit, mesazhet e përfshira në dosjen e SPAK do të tregonin se pas tyre qëndron kryeministri Edi Rama. “Kush e ka...