Eva Dumani u riatdhesua nga kampi në Siri, Ministria e Jashtme: U mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që u krye për riatdhesimin e Eva Dumanit, e cila prej 12 vitesh qëndronte në kampin Al-Hol të Sirisë. Përmes një reagimi në X, ministria bën me dije se operacioni është kryer në bashkëpunim mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ministria thotë se operacioni ishte i shtrirë në kohë. Më tej, ministria thekson gadishmërinë “për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen”. “Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në...
Burimi:
sot.com.al