Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Eurodeputeti gjerman debat me Ballën, kërkon shpjegime pse Shqipëria pranoi ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar me eurodeputetin gjerman, Michael Gahler gjatë vizitës së një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë. Burimet bëjnë të ditur se eurodeputeti i PPE-së, Gahler ka kërkuar shpjegime se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Në përgjigje të tij, Taulant Balla i kujtoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje, ku disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe disa të tjera jo. Gjatë takimit Balla ngriti shqetësimin per gjyqin që...