“Është radha jonë”, Berisha: Nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë

“Është radha jonë”, Berisha: Nuk do të ndalemi deri në largimin e qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi se aksioni opozitar ka si qëllim vetëm rrëzimin e qeverisë dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje. Ai theksoi se PD u angazhua me të gjitha forcat në zgjedhje për të mbrojtur votën e lirë dhe e arriti qëllimin. Duke iu referuar protestës së thirrur ditën e hënë, Berisha theksoi se ka ardhur ora e demokratëve për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë. “Detyrohemi që për shkak të situatës emergjente të krijuar, një agjendë të parashikuar për sot ta shtyjmë në një mbledhje tjetër të afërt. Të angazhohemi në përgatitjen e përgjigjes që duhet t’i japim ne kësaj kalbësire që kundërmon në gjithë botën, kësaj organizate kriminale që nuk ka kushtetutë, ligje...