Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite/ Hasimja për Ramën: Është nën presion

Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite/ Hasimja për Ramën: Është nën presion

Analisti Ermal Hasimja ka vënë në dyshim nëse tensioni i kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp është rezultat i presionit nga brenda Partisë Socialiste apo nga ndërkombëtarët. I ftuar në emisionin në News24, Hasimja u shpreh se ndërprerja e konferencës ishte një veprim i pazakontë për stilin e zakonshëm të kryeministrit. Sipas analistit, Rama nuk është një politikan fillestar dhe e njeh mirë debatin publik, por fakti që vendosi të ndërpresë konferencën është një sinjal i qartë i presionit që po përjeton. “Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite. Ai nuk është politikan fillestar, e di shumë mirë që të hysh në debate të tilla, por të ndërpresësh konferencën. Më parë reagonte me humor dhe ironi por ndërprerja nuk kishte...