“Është koha për të bërë ndryshim rrënjësor”/ Akuzat e opozitës?, Çupi: “Ngre veshët” në kohën e fatkeqësive
I ftuar në një studio televizive, analisti Frrok Çupi ka reaguar në lidhje me menaxhimin e situatës nga përmbytjet, dhe qëndrimin e opozitës. “Është koha për të bërë një ndryshim rrënjësor për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ai. Sa i përket akuzave të opozitës, Çupi tha se shfrytëzoi situatës dhe se ka për qëllim të përfitojë politikisht. “Është zakon i kësaj pjese të politikës që gjithë kohës i ka ngritur veshët në kohën e fatkeqësive. Kemi parasysh këtu edhe tërmetin. Proporcionaliteti është shuar në këtë rast, proporcionaliteti në mungesë, praktikisht opozitarit po i mungon opozita. Pra qytetarit i mungon alternativa pavarësisht se voton qeverinë”, tha më tej Çupi.
Burimi:
sot.com.al