“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në Lezhë: Shtëpia ime është PD, nuk do krijoj parti të re

“Është koha për rotacion”, Salianji foltore në Lezhë: Shtëpia ime është PD, nuk do krijoj parti të re

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pasditen e sotme ka zhvilluar foltoren e radhës në qytetin e Lezhës. Ai theksoi se nuk ka qëllim që të krijojë një forcë të re politike, por theksoi se ka ardhur koha për të bërë PD-në fituese. Salianji: Unë nuk do të krijoj forcë tjetër politikie, shtëpia ime është Partia Demokratike dhe ne atë do ta bëjmë fituese. Shqetësimi është se si 5 fantastikët që janë lidership të PD nuk i dëgjojnë shqetësimet e demokaratëve. Duhet ta bëjmë PD fituese, të bashkojmë të gjithë demokartët që dergjen prej 13 vitesh në opozitë, të bashkojmë popullin opozitar dhe të bëjmë të mundur rotacionin. Ne i kemi qëndruar qëndruar përballë qeverisë më banale dhe më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Kam marrë shumë mesazhe...