Ervin Salianji nis takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD në Vlorë

Ervin Salianji nis takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD në Vlorë

Siç ishte njoftuar, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka vijuar këtë të diel turin e tij të takimeve, duke u ndalur në Vlorë. Siç shihet nga pamjet, salla ku po zhvillohet takimi është mbushur me demokratë, kryesisht të rinj. Kujtojmë se Ervin Salianji është duke i vijuar takimet e tij, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Sali Berisha, i cili është shprehur se ish-deputeti demokrat është vetëpërjashtuar dhe i shërben Edi Ramës.