Ervin Salianji: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së, partia më e fortë pa të

Ervin Salianji: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së, partia më e fortë pa të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë me një qëndrim të fortë publik lidhur me rikandidimin e Sali Berishës për kreun e PD-së në 23 maj. I ftuar në emisionin Off The Record me Andrea Danglli, Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka ardhur duke u dobësuar në vitet e fundit, duke ia faturuar këtë situatë lidershipit aktual. Sipas tij, PD ka qenë më e fortë në periudhën kur Berisha nuk ishte në drejtimin e partisë, duke kërkuar hapur largimin e tij nga kreu. “Berisha duhet të largohet. Partia Demokratike ka qenë më e fortë kur ai nuk ishte kryetar. Sot ka humbësa rreth vetes, në kupolë, që vijojnë të mbajnë poste”, u shpreh Salianji. Ai kritikoi gjithashtu strukturën drejtuese të partisë, duke theksuar...