Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!
Ish-deputeti Ervin Salianji në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj, foli për situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, në PD po bëhet një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit të 2025-ës, mirëpo nuk po bëhet një analizë e fitoreve. Ai ngriti akuza ndaj lidershipit të partisë duke thënë se ka “alergji” nga fituesit, të cilët nuk po i promovon. “Së pari, deri në këtë fazë ka patur një reagim refraktar në PD, për të mos i pranuar problemet. Tani po pranohen, por nuk po jepen zgjidhje. PD ka nevojë për zgjidhje që të jetë një parti fituese. Duke nisur nga respektimi i anëtarëve, nga merita, nga marrja e vendimeve. Analiza është kjo, hajde marrim analizën në 7 bashkitë fituese. Është një formë analize,...
Burimi:
javanews.al