Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Drejtori i Projekteve në Ministrinë e Bujqësisë, Ervin Hajdaraga, ka bërë të ditur përfundimet e turit kombëtar të dëgjesave me fermerët, i cili u përmbyll dje në Fier. Në një intervistë për emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, ai theksoi se për herë të parë, para hartimit të Skemës Kombëtare 2026, u vendos që të dëgjohen drejtpërdrejt fermerët për të ndërtuar një skemë sipas nevojave të tyre. “Ne kemi qenë në 24 takime në të gjithë qarqet e vendit. Dje ishte takimi i fundit në qarkun e Fierit. Është një sektor që ka ecur shumë dhe nevojat e tyre kanë evoluar. Nevojat e blegtorëve ishin të shumta dhe sektori i blegtorisë ka nevoja të rëndësishme,” u shpreh Hajdaraga. Ai nënvizoi se një nga çështjet më...