Ermal Hasimja thirrje qytetarëve: Duam një drejtësi të pavarur të na mbrojë nga të pandershmit

Ermal Hasimja thirrje qytetarëve: Duam një drejtësi të pavarur të na mbrojë nga të pandershmit

Protestës kombëtare të opozitës i është bashkuar edhe Ermal Hasimja, i cili ka mbajtur edhe fjalën e tij. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se është shumë e  rëndësishme që qytetarët të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërsa u shpreh se asnjë “ndryshim nuk vjen duke qëndruar në kafe”, por duhet një reagim masiv, edhe për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë. Një mesazh e kishte edhe për socialistët, duke thënë se edhe socialistët  ndershëm duhet të reagojnë. “Sot kemi nevojë për frymë bashkimi, duam një drejtësi të pavarur të na mbrojë nga të pandershmit. Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë asnjë shpresë nuk vjen nga qielli as përtej detit, ejani dhe krijoni shpresën në këtë shesh ejani edhe për të treguar...