Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

Erjon Braçe, një nga emrat e rëndësishëm të Partisë Socialiste, ka shpallur ambicien për të qenë kandidat i saj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Avokat Spartak Ngjela përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se në qoftë se Braçe del në krye të bashkisë së Tiranës ai do t’i tregojë historisë dhe opinionit publik se është një një nga figurat kryesore në Partinë Socialiste. “Braçe ka dalë vetë nuk është propozuar nga partia. Çdo parti mund të nxjerrë tre-katër kandidatë por vetëm një del. Nëse del Braçe kryetar bashkie do të kemi një ndryshim në Partinë Socialiste. Këtu kemi një konflikt midis Ramës dhe Braçes. Nëse Braçe del në krye të Bashkisë është një figurë thuajse e barabartë...