Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kryebashkiaku depoziton kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtarja që do shqyrtojë kërkesën e Veliajt është Etleva Deda. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet më 10 shtator 2025 dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i arrestuar që në 8 shkurt 2025. Po kështu, për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste,...
Burimi:
sot.com.al