Erion Veliaj depoziton kërkesën në GJKKO, kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ka depozituar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes së tij.Veliaj është arrestuar me kërkesë të SPAK, gjatë hetimeve për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në paraburgim, akuza që ai i ka mohuar, ndërsa procesi gjyqësor ndodhet në fazën paraprake. Kërkesa e sotme, e cila do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, vjen ndërsa Veliaj ka paraqitur edhe apelime të tjera për ndryshimin e masës së sigurisë dhe ka sfiduar vendime të mëparshme të trupave gjyqësore lidhur me qëndrimin e tij në burg.
Burimi:
sot.com.al