“Ergys Agasi ka larguar 3 ministra të brendshëm”/ Berisha: Organizoi pengmarrjen e Arben Ahmetajt nga Lugano
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat e forta ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në tryezën e PD-së me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend të kapur nga kartelet e drogës dhe të shndërruar në një rrezik serioz ndërkombëtar. Sipas Berishës, në kuadrin e klasifikimit të karteleve të drogës si organizata terroriste, Shqipëria mund të renditet e dyta pas Venezuelës ose në të njëjtin nivel me Kolumbinë. Ai deklaroi se kartelet shqiptare përcaktojnë sot çmimin e drogës në Evropë, duke theksuar se “aksionerët më të mëdhenj” të këtij trafiku, sipas tij, janë bashkëpunëtorë të kryeministrit Edi Rama dhe grupe kriminale të lidhura me qeverinë. Berisha u shpreh se Diego Benitez, një trafikant që sipas...
Burimi:
sot.com.al