“Ergys Agasi është i pastër”, Maks Haxhia: Është jashtë shtetit, por do të vetëdorëzohet, SPAK s’ka prova

“Ergys Agasi është i pastër”, Maks Haxhia: Është jashtë shtetit, por do të vetëdorëzohet, SPAK s’ka prova

Ndërsa u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për tërheqjen e një dokumenti, avokati Maks Haxhia foli para mediave për klientin e tij Ergys Agasi. Ky i fundit është në kërkim nga SPAK i akuzuar për skemat e manipulimit, jo vetëm përmes dokumenteve, por edhe përmes dhunës të tenderave të AKSHI-t. Por  Haxhiaj tha se klienti i tij ndodhet jashtë shtetit për një takim pune. Sipas tij, Agasi do të vijë në Shqipëri dhe do të paraqitet vetë përpara SPAK-ut. “Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë”, tha Haxhia.  Në lidhje me verërat që kapin vlerën 3 mln euro, apo nëse ka përfituar nga tenderat e AKSHI-t, Haxhiaj tha...