“Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë”/ Murrizi në protestë: Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin

“Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë”/ Murrizi në protestë: Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka artikuluar një qëndrim të fortë kritik ndaj sistemit zgjedhor dhe mënyrës se si funksionon opozita në Shqipëri. Ai shprehet kategorikisht kundër koalicioneve, duke i cilësuar ato si mekanizma që prej vitit 2001 kanë dobësuar dhe “thithur” Partinë Demokratike. Sipas Murrizit, votat e demokratëve kanë përfunduar shpesh në favor të kundërshtarëve politikë, për shkak të pazareve dhe marrëveshjeve të brendshme. “Me kë duhet të jemi ne në koalicion? Me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën? Që kanë marrë tre herë mandat nga PD-ja por bashkojnë votat me Ramën. Me kë? Me LSI-në që s’ka lidhje me qendrën e djathtë. Me Tik Lapajn? Unë jam kundër kategorikisht!”, tha Murrizi. Një nga akuzat kryesore lidhet me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, të...