Enkelejd Alibeaj: Eshtë merita e SPAK-ut për “flakët” që po dalin nga godina e qeverisë Rama

Enkelejd Alibeaj: Eshtë merita e SPAK-ut për “flakët” që po dalin nga godina e qeverisë Rama

Enkelejd Alibeaj, në një debat me gazetarin Bledian Koka, tha se është merita e SPAK-ut për “flakët” që po dalin nga godina e qeverisë Rama. Alibeaj gjatë fjalës së tij u ndal gjithashtu te retorika politike ndaj drejtësisë së re, ndryshimet ligjore të propozuara së fundmi dhe amnistia e vitit 2023, duke theksuar se sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë kanë ardhur nga të dyja krahët e politikës. “Është e vërtetë që opozita vetëm fjalën ka dhe këtë mund të bëjë, dhe të vetmen armë që ka, fjalën, ia ka nxjerrë fundin SPAK-ut me mendjen e vet. Madje, para zgjedhjeve, që është momenti më i rëndësishëm sepse nuk dihet kush do t’i fitojë zgjedhjet, teza e Sali Berishës ishte se do ta shkatërroj SPAK-un, çka ka...